You are here: Home

Qendra për Dokumentimin e Romëve dhe Ashkalive

E-mail Print PDF

Qendra për Dokumentim të Romëve dhe Ashkalive (RADC) është themeluar në vitin 2004 si iniciative joqeveritare për përmirësimin e kushteve shoqërore të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas në Kosovë përmes zhvillimit të politikave dhe avokimit, mbështetjes së komuniteteve dhe mobilizimit si dhe partneriteteve me grupet e shoqërisë civile.

Që nga themelimi i saj, RADC ka qenë organizatë e përkushtuar për promovimin e të drejtave themelore dhe interesave të komuniteteve romë ashkali dhe egjiptas në tërë Kosovën dhe për mbrojtjen e nevojave të menjëhershme socio-politike. Me qëllim të përmbushjes së këtij misioni gjithëpërfshirës, RADC ka krijuar partneritet të qëndrueshëm dhe bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare me ndikim dhe ka shërbyer si partner i besueshëm vendor në adresimin efektiv të nevojave dhe interesave të komuniteteve më të cenueshme në Kosovë.

RADC ka punuar veçanërisht me Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve për të adresuar çështjet e diskriminimit te komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas duke i fuqizuar organizatat e shoqërisë civile, dhe duke sensibilizuar institucionet e sundimit të ligjit dhe avokatët në Kosovë lidhur me këtë. Së bashku me organizatën e quajtur “Minority Rights Group International”, (Grupi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pakicave) RADC ka shërbyer si një subjekt kontrollues për të siguruar që pakicat në Kosovë të mos përjashtohen nga procesi i anëtarësimit në BE dhe përfitimet që vijnë nga ai. RADC gjithashtu ka punuar me një OJQ franceze CCFD për të mbështetur familjet e kthyera me detyrim të komuniteteve romë ashkali dhe egjiptian. Një fakt i një rëndësie të veçantë është ai që RADC së bashku me CRP/K-në iu ka ndihmuar përmbi 10, 000 romëve ashkalive dhe egjiptianëve në marrjen e dokumenteve.

Informatat për kontaktim:
Qendra për Dokumentim të Romëve dhe Ashkalive (RADC)
Rr. Fehmi Agani. Nr. 10, Prishtinë
Telefoni: +38138 248 680
E-mail adresa: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Last Updated ( Monday, 13 December 2010 20:09 )